takim konsultim
Takimi me klientin, si faza e parë dhe shumë e rendesishme për të kuptuar kërkesat dhe diskutuar mbi ecurinë e projektit. Konsultimi me arkitektin për çdo tip ndërhyrjeje, ndryshim forme, funksioni, arredimi, plani etj. jep mundësinë për të kuptuar shpenzimet, kohën dhe realizueshmërine e projektit. Brenda mundesive mund të vizitohet terreni apo objekti ose të jepen foto paraprake të tij.
matje ide, koncept
Pas takimit dhe dakortësisë për fllimin e projektit kryhen matjet në objekt apo ne truallin për ndërtim. Pastaj fillohet me hedhjen e konceptit dhe projekt-idenë. Kjo fazë nuk është shumë e detajuar pasi ajo gjatë konsultimeve me klientin mund te ndryshoje pjesërisht apo krejtësisht idenë. Fletët përfshijnë planet me dimesione, shembuj reference, materialet që do përdoren etj.
vizatim dorezim
Pasi projekti është parë dhe pëlqyer nga klienti vijohet me fazën e detajimit, përfundimit të planeve, pamjeve dhe çdo detaji që i shërben realizimit të objektit. Në këtë fazë duhet të rishikohet me klientin çdo detaj, pasi me fillimin e punimeve ndryshimi i projektit sjell vonesa dhe shpenzime. Sipas tipologjisë së projektit jepet një ide e përafert e çmimeve të produkteve të zgjedhura.
finalizimi dhe zgjedhja
Nisur projekti dhe kërkesat e klientit vijohet me zgjedhjen e materialeve dhe elementave të mobilimit apo ndërtimit. Materialet zgjidhen nga tregu ekzistues në vend ose në internet sipas dëshirës. Si fillim janë përcaktuar disa nga pikat e shitjes për pllakat, mobiljet, ndriçuesit, pajisjet etj. sipas buxhetit në dispozicion. Pastaj për çdo tipologji vizitohen 2-3 pika shitjesh.
punime mbikqyrje
Nisur nga kërkesat e klientit vijohet me zgjedhjen e materialeve apo elementave përbërës të projektit. Materialet zgjidhen nga tregu ekzistues në vend ose në internet sipas dëshirës. Gjatë fazës së zbatimit, arkitekti mbikqyr her pas here objektin sipas nevojave që lindin.
konsulence në distancë
Nisur nga kërkesat e klientit vijohet me zgjedhjen e materialeve apo elementave përbërës të projektit. Materialet zgjidhen nga tregu ekzistues në vend ose në internet sipas dëshirës. Gjatë fazës së zbatimit, arkitekti mbikqyr her pas here objektin sipas nevojave që lindin.