Hostel-Turizëm mbështetur tek Traditat

Data Maj 2017
Vendi Shkodër
Klienti B.E.
Kategoria Shërbim

Interpretimi i trashëgimisë nëpermjet ndërtimit të së shkuares ka vlera të veçanta që nxjerrin në pah traditat e hershme dhe mundesinë për tja trashëguar atë brezave të ardhshëm.

Qëllimi

Banesa shkodrane me çardak është një banesë me kompozim horizontal, duke qenë qendra e këtij kompozirni çardaku, me të cilin ndërlidhen të gjitha ambientet e katit ku ai përdhe është i pabanuar, ndërsa kati i parë i banuar. Është konceptuar ri-interpretimi i kësaj tipologjie banese nëpermjet një metode të re në funksion të turizmit Hostel dhe 'Bed and Breakfast'. Qëllimi i ketij projekti është ruajtja e identitetit lokal dhe përshtatja e tradicionales me kërkesat estetike dhe funksionale bashkëkohore të kohes.

Zgjidhja e brendshme

Elementet e përdorur në interier përshtaten me elementet tradicionale të odës. Detajim i është dhënë odës së miqve e cila përmban dhe elementet karakteristike të banesës shkodrane. Karakteristike është oxhaku në qëndër i cili në Shkodër qëndron përballë kompleksit 'Musander-Trapazan'. Gjithashtu veçori në Shkoder është mungesa e musandrës dhe zevendesimi i saj me arken e nuses. Pavaresisht ketij ndryshimi është menduar që të përdoret dhe musandra si pjesë tradicionale e dhomës së shtëpisë me çardak. Trapazani është menduar të shfrytezohet për ambjente fjetjeje.Dhoma e zjarrit që zë dhe vendin në qëndër të ambjentit është menduar të kthehet në ambjentin e ngrenies së mengjesit. Çdo dhomë ka nyjen higjeno-sanitare të vetën, gjithashtu sigurohet konunikimi i drejtperdrejtë me çardakun. Në katin përdhe është rritur lartesia e katit në krahasim me banesat tradicionale për arsye të përshtatjes me kohën e sotme. Gjithashtu në katin përdhe mundësohet dhe një ambjent shërbimi. Gjithsejt struktura ka 7 dhoma, ku njëra nga dhomat mund të vihet dhe në shërbim të punonjësve të hotelit.

Zgjidhja e jashtme

Faktorët që do të përcaktojnë llojin e murit që do të përdoren janë: 1.Materialet në dispozicion me një kosto të arsyeshme. 2. Disponueshmëria e mjeshtrit të aftë për përdorimin e materialeve në mënyrën më të mirë. 3.Klima 4.Përdorimi i ndërtesës - kërkesat funksionale. Në aspektin strukturor është menduar afrimi me teknikat e kaluara te ndërtimit. Për muret e jashtme përdoren gurë me mase vëllimore jo me shume se 2100 kg/m3. Rezistenca termike e mureve të gurit është e vogël per shkak të peshës së madhe vëllimore të tyre. Ndërsa izolimi i zerit është mjaft i mirë. Banesat e Shkodrës ndërtohen me muraturë prej gurësh lumi e rallë kave, lidhur me llaç gëlqereje. Veçanti karakteristike e kësaj murature është mungesa e brezave të drurit. Muret variojne nga 50-100 cm.ë Realizohet nje perzierje e llaçit të gëlqeres që përdoret për të ndërtuar strukturën e gurit.