Muzeu Dioqezan-Salla e Multimedias

Data Maj 2018
Vendi Shkodër
Klienti Arqipeshkvia Metropolitane Shkodër-Pult, Imz. Angelo Massafra ofm. Linku Muzeu Dioqezan Shkodër-Pult
Kategoria Kulturor-Fetar

Ekspozita në sallën multimedia, që është vazhdim i Muzeut Dioqezan, ndodhet në kompleksin e Katedrales së Shën Shtjefnit dhe shtrihet në një sipërfaqe prej 130 m2, rimodeluar për ta transformuar në një sallë ekspozimi veprash historike.

Zgjidhja

Ky ambjent duhej që të ekspozonte jo vetëm objekte të tjera nga Muzeu Dioqezan I, por edhe të shërbente si sallë për takime, ekspozita, konferenca etj. Si fillim u grumbullua i gjithë informacioni mbi objektet të cilët ishin kataloguar në formë dixhitale, madhësia, materiali, vlera, koha etj. Kjo përcaktoi bazën për projektimin e hapësirave nëpër të cilin do kalonte vizitori sipas seksioneve tematike të materiale të ekspozuara. U krijuan 13 seksione tematike ku paraqiten vepra arti, pinakoteka, libra, sende kishtare dhe devocioni, veshje dhe nje ambjent qëndror multimedial.

Ekspozita

Kombinimi mes vendosjes së objekteve, mënyrës së ekspozimit, dizajni, ekspozitorët dhe stilimi i ngjyrave, synon që ta drejtojë vizitorin vetvetiu drejt përjetimit hap pas hapi të historisë që mbartin këto objekte, pa pasur nevojën e një guide.

Ndriçimi

Plani i instalimit të ndriçimit dhe sasia e dritës luan një rol thelbësor pasi nëpërmjet tij arrihet të përceptohet saktë ajo që duam të tregojmë. Në verësi të drejtimit dhe pozicionit të dritave, shijohet çdo objekt dhe detaj, nga pikturat, librat e deri tek objektet e devocionit. Janë përdorur projektor LED montuar në binarë me gjatësi nga 1 në 3 m. Sasia e llogaritur është përcaktuar në varësi te objekteve që ekspozohen dhe ndriçimit ekzistues të dhomës.