Apartament-My Living

Data Prill 2017
Vendi Tirane
Klienti E.C.
Kategoria Banim

Apartamenti ka një sipërfaqe 115 m2, ku projekti është porositur nga pronarët në fazën përfundimtare të ndërtimit të pallatit shumëkatësh. Faza fillestare ishte matja dhe vizatimi i detajuar e gjithë planeve ekzistuese të dhomave, lartesite e mureve, tavani, çarjet e dyerve dhe nxerrja e sipërfaqes së saktë së zbatimit të apartamentit.

Koncepti

Duke dashur të krijohet një stil i ngrohte, janë përdorur ngjyra neutrale, druri natyral, materiale dhe linja elegante. Është tentuar drejt një dizajni të personalizuar, duke kombinuar materiale me karakteristika dhe forma të ndryshme.

Zgjidhja

Pjesa kryesore është ambjenti prej 30 m2 i cili në plan ka formë drejtëkëndësh ku përfshihen gatimi dhe ndenja. Për të thyer formën e rregullt ambjenti ndahet në 3 pjese, secila me veçoritë e veta. Përveç dallimit përmes mobilimit, elementi që ndan dukshëm dhomën është tavani, i vizatuar në 3 forma të ndryshme. Kjo ndarje nuk krijon veçim të ambjenteve, por thyen nje siperfaqeje te rregullt dhe në të njëjtën kohë krijon vazhdimsinë harmonike nga një funksion në tjetrin. Ndriçuesit janë përzgjedhur sipas karakteristikave të ambjentit, ku ndriçuesi kryesor tërheq vëmendjen drejt komoditetit te sallonit.

Veshja

Në dukje materiale te ndryshme, veshjet kombinohen që të krijojnë një vazhdimësi. Materiali kryesor është druri, ku origjinaliteti i tij bashkë me sipërfaqet e lëmuara opake marrin tonalitete të ndryshme në varësi të ndriçimit. Sipërfaqja e murit dhe oxhakur vishet me gur natyral ngjyrë gri, me fuga ne dukje është zgjedhur për të krijuar kontrastin mes 2 llojeve të veshjeve. Nga njera anë është rehatia e një divani komod me ngjyrë neutro të ëmbël, mbështetur në një sipërfaqe natyrale me të egër. Në anën tjetër kemi oxhakun, një element estetik dhe funksional kryesor në pozicionimin e tij, ku me veshjen synon përqëndrimin drejt verikalitetit. Mermeri i tipit 'Oniks' transmeton dritën, bën kalimin gradualisht nga oxhaku drejt gurit, elemente të fortë por me veçori të ndryshme ku theksohet karakteri i shumfishtë i gurit.

Kuzhina

Materiali kryesor përbëhet nga laminati plastik opak, pa ndricim. Mekanizmat dhe pajisjet janë me teknologjine e fundit. Materiali i perdorur ne veshjen 60 cm dhe banak është korian, i qëndrueshëm ndaj lagështirës dhe nxehtësisë, merr ngjyrën e dëshiruar.

Dhomat e gjumit dhe ambjentet e tjera.

Dhomat janë realizuar të gjitha me dru natyral lisi, i cili lihet here në dukje natyral e herë i lyer. Për banjot, ku sipërfaqet janë relativisht të vogla, janë përdorur pllaka me dimensione të medha, vendosur në drejtim vertikal për të krijuar kundërshtim me gjatësinë horizontale të ambjentit. Parketi është elementi që bashkon të gjithë apartamentit, i tipit avatar, me veti shumë të mira në përmbushje të kërkesave të pronarëve.