çiklizëm, mtb, shtigje, ecje

26
FEB

Zhvillimi i çiklizmit malor, shtigjet malore dhe turizmi në natyrë

Çiklizmi malor dhe ecja malore përmes shtigjeve natyrore ndikon në përmirësimin e cilësisë së jetësës duke nxitur turizmin rural në natyrë. Shkodra ka plot shtigje natyrore per çiklizëm mtb dhe ecje duke krijuar njË burim tË mirë për zhvillimin turistik, zbulimin e bukurive të natyrës, përjetime dhe njohuri të reja.

Shkodra and Albanian natural trails by cycling and hiking impove the quality of life and encourage sustainable mobility. Shkodra has a lot of mtb-cycling natural trails around the city are a good resources for health, nature and tourist development.

Para nisjes për të eksploruar një shteg qoftë përmes pedalimit apo ecjes malore në mënyrë individuale, është e rëndësishme të merret informacion rreth intinerarit që do përshkohet. Mund të shërbejnë burime si zyra informacioni, apo të njohur, përmes aplikacioneve, kërkimeve në internet etj. Informacioni paraprak është i nevojshëm sepse të jep të dhëna mbi gjëndjen e shtegut, nëse shtegu është i shënuar apo jo, kohëzjatjen etj. Në qoftë se nuk gjendet info dhe vendoset të eksplorohet atëhere hartografia dixhitale si aplikacioni MAPS.ME është mjaft i vlefshëm. Nga përvoja personale 90 % e shtigjeve të treguara ka rezultuar e saktë, harta shfaqet dhe pa patur internet, mjafton ti hedhësh ato që të duhen përpara nisjes. Ndërsa për rregjistimin e intinmerarit apo modifikime ka disa aplikacione si 'Strava', 'Wikiloc', 'Ridewithgps', 'Trailforks' ku secili ka specifikat e veta në varësi të asaj që kërkohet. Përveç celularit për rregjistim dhe tregimin e rrugës përdoren dhe pajisje të tjera si 'Orë GPS' apo kompjutër biçikletë i montuar në timon të cilat lejojnë sinkronizimin me aplikacione të tjera si psh Strava por që kushtojnë. Çdo gjë varet nga ajo çfarë kërkohet, përvoja personale, mundesitë. Njohja me mjetet e domosdoshme për pedalim dhe ecje është një ndër kushtet kryesore para udhëtimit. Këto aktivitete mund të zhvillohen dhe duke harxhuar pak, duke kërkuar në tregjet dhe websitet e sendeve të përdorura. Mjafton të kesh dëshirë dhe vullnet.

strava-wikiloc