Kafshët, natyra
"Madhështia dhe progresi i një kombi mund të gjykohen nga mënyra sesi ky komb i trajton kafshët." - Mahatma Gandhi
“The greatness of a nation and its moral progress can be judged by the way its animals are treated.”-Mahatma Gandhi
Përveç punës sime si arkitekte, një pjesë të kohës sime ja kushtoj dhe ndihmës ndaj maceve dhe qenve të rrugës.
Shpesh gjatë udhëtimeve të mija për punë apo kohë të lirë ndeshem me raste kafshësh të braktisura apo të sëmura. Nuk qëndoj indiferente por mundohem ti ndihmoj sipas mundesive që kam, përmes ushqyerjes, strehimit të përkohshëm, vizitat tek veterineri, kërkesës pë adoptim duke mbështetur financiarisht shpenzimet mjeksore dhe ushyerjen, duke kërkuar dhe ndihmën e shoqatave që veprojnë në qytetitn tim si 'House of paw's' dhe 'Animal need mee'.
Stili im i jetesës si heqja e mishit nga dieta, ecja me biçikletë, përdorimit sa me racional i makinës, promovimi i natyrës gjatë pedalimit malor apo ecjes ne mal, është një angazhim që kam marr prej kohësh.
Kujdesi ndaj kafshëve dhe natyrës është një pasion dhe dëshirë për të dhënë një kontribut sado të vogel në këtë shoqëri me probleme të mëdha por me ndjeshmëri të vogël për këto çështje.