ZGJIDHNI TIPOLOGJINE E AMBJENTIT të brendshëm
BanesË
Shtepi banimi e tipit apartament, vile, duplex, me atrium...
Institucion
Ambjente të brendshme arsimore, fetare, kulturore, sportive...
Shërbime
Bar-kafe-restorant, zyra, dhoma e tregtisë...
Tregtare
Supermarkete, dyqane, qëndra tregtare...
PROJEKTIMI I AMBJENTEVE të brendshme
Qëllimi im është të punoj me klientët e mi në mënyrë që të krijoj një marrëdhënie besimi për t'i mbështetur ata në hartimin dhe realizimin e projekteve të tyre.
Puna nis me rilevimin ekzistues te dhomës, matjen me detaje të çdo qosheje, lartesinë, elemeteve konstruktive, vendosjen e instalimeve etj. Në pamundësi vizite në objekt kërkohet një plan i saktë i ambjentit që do të projektohet.
Riorganizohet ambjenti sipas kërkesës duke prishur mure apo ndryshuar dyer e dritare, ndryshim mobiljesh, veshjesh, perde etj. Krijohet koncepti duke patur parasysh madhësinë, formen, hapësirën, proporcionet e dhomës, duke dhënë harmoni, varietet, apo kontrast.
Planimetria jep pozicionin e sakte të çdo elemeti arredues, dimensionet, largësitë, orjentimin.
Dizajni i brendshëm përfshin elemente siç janë: mobiljet, detaje dekorative si perdet, tapetet, orenditë, detaje dhe zgjedhje materialesh si tekstilet, elementet e veshjes së mureve.
Punimet e gipsit mund të fillojnë nga tavani dhe të vazhdojnë me muret, ku përdoren pllakat e gipsit me veti të ndryshme. Procesi i ndërtimit me gips është më i shpejtë, më i lehtë dhe më i pastër për mjedisin.Gipsi mund të transformoje ambjentin, në drejtim vertikal dhe horizontal duke zëvendësuar shpesh herë dhe mobiljet sic janë këndi i televizorit, apo rafte të ndryshme.
Element tjetër janë trarët e drurit të cilët i japin ambjntit një atmosferë të ngrohtë. Trarët mund të përbëhen nga dru origjinal ose me materiale te lehta që ngjajnë me drurin. Tavani, i sheshtë apo me thyerje, vizatohet në përshtatje me përdorimin dhe madhësinë e dhomës. Tavani mund të ndajë një sipërfaqeje të rregullt ose të krijojë vazhdimsi harmonike nga një ambjent në tjetrin.
Plani i instalimeve është i lidhur ngushtë me arredimin, prandaj në planimetri duhet të paraqitet përcaktimi i prizave, çelesave, kondicionimit, ngrohjes, instalimet hidraulike, dhe çdo gjë tjetër teknike e lidhur me pajisjet e shtëpisë.
Zgjedhja e sistemit të ngrohjes, oxhaku, ajrit të kondicionuar, akustika, elemente teknike të lidhura me pajisjet kërkon një përshtatje me mobilimin.Shpesh herë klienti konsultohet dhe në lidhje me sistemin e ngrohjes dhe kondicionimit të shtëpisë, nëse është me leverti sistemi me pompë termike, ai chiller, me pelet etj.
Një ide e qarte pasqyrohet përmes aksonometrisë së ambjentit. Duke paraqitur çdo element në 3d shifet raporti mes dhomës dhe elementeve arredues.
Mobiljet jepen ne 3 përmasa me dimensione të detajuara në rastet për prodhim
Mobilimi si pjesë kryesore e arredimit, zgjidhet sipas tregut ose vizatohet me porosi.
Ndriçuesi zgjidhet sipas karakteristikave të ambjentit, ku mund të jetë një ndriçues kryesor i cili tërheq vëmendjen në një ambjent, apo ndriçues të shpërndarë. Duhet patur parasysh niveli i ndriçimit të dhomës, këndi i ndriçimit, ngjyrat etj.