ArkitekturË, planimetri, fasada, pamje tË objekteve tË ndryshme

ZGJIDHNI TIPOLOGJINE E objektit

Objekte Banimi

Shtepi banimi e tipit vile, apo shumëkatëshe .

Objekte ShËrbimi

Bar-kafe-restorant, zyra, Ambjente tregtare, shkolla, etj.

Objekte Industriale

Objekte me funksion prodhues, magazina...

Objekte Kulti

Kisha, Xhamija, ambjete shërbimi, salla mortore...

PROJEKTIMI I ndërtesave

terren
ide
siperfaqe

Si fillim bëhet vizita në truall apo objekt, behen foto dhe krijohet një ide fillestare se si do zhvilohet projekti. Pas marrjes së hartës dhe rilevimit të saktë të pronës fillon puna për realizimin e konceptit duke patur parasysh dhe ligjore në fuqi.

Koncepti zhvillohet në plan por mund të shoqerohet dhe me disa skica volumetrike.

mobilim
kat
plan

Planimetritë e dimensionuara jepen për çdo kat apo ambjent. Planet kanë akset dhe dimensionet e jashtme sipas standarteve teknike, të lexueshme dhe printohen ne shkallën e përshtatshme. Planimetria e mobiluar jepet për çdo kat.

Dimensionet vendosen dhe për pjesën e brendshme, sipas mureve, kolonave, dyerve, dritareve etj. Në plan vendosen mobiljet për të gjitha dhomat. Kjo pjesë është e rendesishme pasi në bazë të mobilimit vazhdohet me projektin e instalimeve teknike si ato elektrike, hidrosanitare, ngrohje ventilim.

elmente
korniza
detaje

Elementet e fasadës përcaktojnë pamjen finale në 3-dimensional të objektit, ato jepen për çdo faqe ndërtese.

Detajet teknike në këtë vizatim janë shumë të rëndësishme për fazën e zbatimit. Kornizat e mureve, dritareve, dyerve, parapetit, kangjellat, punimet në suva dhe pjesë të tjera duhet të pëfshihen në fasadën e objektit.

prerje
kuota
lartesi

Prerjet e objektit zakonisht jepen për dy drejtime, megjithatë ato mund të jenë dhe me teper kur planet janë të ndërlikuara. Në prerje jepen kuotat e objektit, lartësitë e soletës, dritareve, dyerve, trarëve etj.

Në këtë fletë mund të shtohen dhe detaje të tjera për sqarim.

Pamje
3d
ngjyra

Një ide e qarte pasqyrohet përmes aksonometrisë së ambjentit. Duke e paraqitur atë në 3dimensional shihen jo vetëm detajet e objektit në vetvehte por edhe raporti mes objektit dhe ndërtesave të tjera apo elementeve urban rrethues.

rifinitura
efiçence
energji

Materialet që përdoren në veshjet, çatinë, apo xhamat, kornizat etj. janë një zgjedhje që duhet të bëhet me kujdes, pasi jo vetëm i japin bukuri objektit, por duhet të kenë dhe efiçencë në ruajtjen e temperaturës së brendshme, ventilimin, mos krijimin e lagështirës etj.

Me materialet e fundit në treg dhe zgjedhjen e duhur në kombinimin e tyre, ana estetike dhe ajo funksionale mund të plotesojnë njera tjetren. Objekti jo vetem ka nje pamje të veçantë, por mund të japë dhe nje performance duke krijuar një ndërtese efikase, që kursen energji.


Architect/Interior design

Kontakt

Rr.Fahri Ramadani, Shkodër, Albania Phone:cel: 0677 53 00 53 Email 1:irmatem@yahoo.com Email 2 irmatem@gmail.com
© Copyright 2024 - ArchIrma - Architecture and Interior Design from 2007