ZGJIDHNI TIPOLOGJINE E peisazhit
Lulishte
Sistemim sipërfaqe të gjelbërta, publike ose private, oborre institucioni apo shtëpie banimi.
"Lulisha Bashkia Shkodër"
Oborre shkolle
Sitemim oborre shkolle përfshin realizimin e ambjenteve rekreative dhe atyre sportive.
Oborri shkolla 'At Pjetër Meshkalla'
Sheshe publike
Rikualifikimi i shesheve urbane te qyteteve apo fshatrave me elemente të arredimit urban.
"Rikualifikimi sheshi Tamarë"
Parqe
Rikualifikimi i parqeve, sistemimi i gjelbërimit dhe zonave rekreative në funksion të komunitetit.
"Parku qendër Velipojë"
PROJEKTIM peisazhi
Pas vizitës në terren krijohet një ide fillestare se si do zhvilohet projekti. Pas marrjes së hartës apo rilevimit të pronës fillon puna për realizimin e projekt idesë.
Koncepti zhvillohet në plan por mund të shoqerohet dhe me disa skica volumetrike.
Planet e shesheve publike duhet të jenë në funksion të komunitetit, të realizueshme, me kosto të përballueshme ku zgjedhja e parë synon përdorimin e materialeve në afersi te sheshit të ndërtimit.
Në plan vendosen të gjithë elementët rrethues si objektet, rrugët, parkimet, gjelbërimi etj.
Planimetritë e dimensionuara jepen për të gjithë sipërfqen duke përcaktuar dhe m2 për secilën. Planet kanë dimensione për çdo pjesë të gjelbërimit, parkimit, sipas standarteve teknike, të lexueshme dhe printohen në shkallën e përshtatshme.
Në plan vendosen elementët e arredimit urban si kënd lojrash, gjelbërim, stola, ndriçuesit, të gjitha këto detaje jepen në fleta teknike të veçanta.
Detajet që shoqërojnë projektin përfshinë prerjet, aksonometritë me dimensione të elementëve urbanë si stola, vazo, dekore etj.
Për çdo element sqarohet materiali, madhësia, ngjyra, format duke u shoqëruar me pamje të objektit.
Një ide e qarte pasqyrohet përmes përcaktimit të gjelbërimit. Duke paraqitur llojin e gjelbërimit në pamjet dhe fotot përcaktohet jo vetëm lloji i bimës por shikohet dhe si qëndron gjelbërimi mes elementeve urban rrethues.
Materialet që përdoren në shtrim, detaje urbane, teknike etj. janë zgjedhje që duhet të bëhen me kujdes, pasi jo vetëm i japin bukuri sheshit, por duhet të kenë dhe efiçencë energjitike duke përmendur këtu zgjedhjen e ndriçuesve apo veti përshtatëse ndaj ndryshimeve klimatike.
Me materialet e fundit në treg dhe zgjedhjen e duhur në kombinimin e tyre, ana estetike dhe ajo funksionale mund të plotesojnë njera tjetren. Ambjenti urban jo vetem ka një pamje të veçantë, por mund të japë dhe nje performance duke krijuar një shesh efikas, që kursen energji dhe i përshtatet kushteve mjedisore.